Nga Edlira Xherri
Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, skuadra e vajzave të KS Elbasani zhvilloi gjate kësaj jave ndeshje simbolike ndaj ekipit Studenti, duke dhuruar jo vetëm emocion sportiv, por edhe një mesazh të fortë solidariteti dhe shprese.
Në fushë mbizotëroi forca, bashkimi dhe dashuria për jetën, sepse përtej rezultatit (KS Elbasani 0 – 3 Studenti), fituese ishin gratë që luftojnë çdo ditë me guxim dhe dinjitet.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të nismave sensibilizuese që synojnë të kujtojnë rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe kujdesit për shëndetin e grave.
Simboli i fjongos rozë u bë pjesë e uniformave, zemrave dhe mesazhit që vajzat elbasanase përcollën me shumë krenari:
“Të kujdesemi, të kontrollohemi, të jetojmë!” 🎀