Shqipëria kërkon një ridimensionim të jashtëzakonshëm të shoqërisë e cila ndodhet në një krizë të paimagjinueshme. Krizë, e cila përkthehet në akte të tilla të të tmerrshme si dhuna ekstreme ndaj një vajze apo publikimi i pamjeve të saj në shtrat teksa dhunohet, sic eshte rasti i vajzës në Librazhd.

Psikologia Eriona Hoxha për Televizionin Skampa e konsideron padyshim si një akt ekstrem abuzimi.

Dhunimi publikimi i videove, bullizimi ekstrem, sipas psikologes Hoxha, nuk ka tronditur vetëm këtë familje dhe këtë vajzë që ndoshta s’do ta marrë veten kurrë, por të gjithë shoqërinë.

 

Sipas psikologes, rasti i vajzës nga Librazhdi nuk është i vecuar.

 

Cdo ditë e më shumë shoqëria shqiptare po lufton midis asaj që dëshiron të bëhet, një shoqëri e hapur dhe europiane dhe asaj që është një shoqëri provinciale, paragjykuese dhe patriarkale.

Edlira Xherri