Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord ndodheshin 72 persona.

Qytetarët kanë filmuar momentin kur avioni, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, humb kontrollin.

Fillimisht pas rrëzimit ka shpërthyer në flakë dhe më pas ajo që mbeti ishte vetëm një shkatërrim.

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur, teksa ka të mbijetuar.

 

Fluturimi i Azerbajxhanit Airlines ishte në rrugë nga Baku në Azerbajxhan për në Grozny në Rusi, por u ridrejtua për shkak të mjegullës. Ai u rrëzua në qytetin Aktau pranë aeroportit, në perëndim të vendit.

Shërbimet e urgjencës po punonojnë për të shuar zjarrin në vendin e përplasjes, tha ministria e emergjencave të Kazakistanit.

Top Channel