Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan është tashmë një qendër e vërtetë artistike, me hapsira moderne dhe standarte bashkëkohore.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, nepërmjet një videoje që tregon ndryshimin e kësaj shkolle thekson se “shkolla artistike “Onufri”, një prej simboleve të Elbasanit, tashmë një hapësirë moderne dhe funksionale për mbi 340 nxënës artistë.
 Z.Llatja u shpreh se ky institucion arsimor tani është zgjeruar me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër të re dhe një sallë koncertesh.
Ky projekt ambicioz u bë i mundur falë investimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit.
Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan në historikun e saj ka nxjerrë artistë të mëdhenj që sot shkëlqejnë në skenat shqiptare dhe jo vetëm, dhe kjo falë punës këmbëngulëse dhe padyshim pasionit të gjithë secilit.