MJEKJA ENI HASA: FËMIJËT, MË TË PREKURIT 

 

13 mije persona janë prekur gjate javës se fundit nga virozat e stinës. Ashtu si ne te gjithë vendin edhe ne Elbasan është rritur fluksi i pacienteve te cilët paraqiten ne qendra Shëndetesore për të kërkuar mjekim.

Nga Qendra Sëndetesore Nr.1, mjekja Eni Hasa, tregon për Televizionin “Skampa” se shifrat e virozave po rriten, por ende nuk mund te quhet piku i sezonit. Mjekja ben me dije edhe se cilat janë simptomat kryesore.

Mjekët po përballen ditët e fundit me numër të lartë pacientësh të vegjël të prekur nga virozat e stinës. Znj.Hasa thekson sesi veprohet ne te tilla raste, duke këshilluar mosmarrjen e antibiotikëve pa rekomandim të mjekut.

Ndërgjegjesim për t’u paraqitur ne kohë tek mjeku i familjes është një tjeter këshillë e mjekes Hasa. Per vetë faktin se kjo është një mënyrë për të mos e agravuar situatën tek pacientët.

Ekspertët e shëndetit kanë parashikuar se ky dimër do të jetë i ashpër sa i përket virozave dhe gripit, ndaj rekomandojnë kryerjen e vaksinave për të qënë më të mbrojtur.

Edlira XHERRI