Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të vazhdojë sulmet ndaj forcave të regjimit sirian nëse ato nuk tërhiqen menjëherë nga fortesa druze e Sweidës në Sirinë jugore, ku kanë shpërthyer përleshje të përgjakshme.
“Regjimi sirian duhet t’i lërë druzët në Sweida të qetë dhe të tërheqë forcat e tij. Siç e kemi bërë të qartë dhe paralajmëruar tashmë, Izraeli nuk do t’i braktisë druzët në Siri dhe do të zbatojë politikën e demilitarizimit që kemi vendosur”, tha Katz në një deklaratë.
Ministri izraelit shtoi se “forcat izraelite do të vazhdojnë të godasin forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen nga zona dhe shumë shpejt përgjigja jonë do të përshkallëzohet nëse mesazhi nuk kuptohet”.
Herët në mëngjesin e të mërkurës, u raportuan përleshje të reja midis forcave qeveritare siriane dhe militantëve druzë në qytetin e Sweidës dhe fshatrat përreth, vetëm disa orë pasi u shpall një armëpushim.
Rrjeti lokal i lajmeve Sweida24 raportoi zjarr të rëndë nga forcat siriane, duke synuar zonat e banuara. Ministria Siriane e Mbrojtjes, nëpërmjet një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, fajësoi “grupet ilegale” që veprojnë në provincën Sweida për shkeljen e armëpushimit.
Top Channel


























