Prej tre ditësh kanë nis në Elbasan festimet ne kuadër të Ditës së Verës. Duke qene se fëmijët janë ata që e gezojnë me tepër ardhjen e pranverës festimet kanë nis e vijojnë çdo ditë me një larmishmeri aktivitetesh nga fëmijët.
Sot vogëlushet kanë performuar mjaft bukur, vjershat, këngët, lojëra të ndryshme si edhe dramatizime në fokus të të cilave kanë qenë për lulet, për dashurinë ndaj njëri tjetrit e për ardhjen e Verës. Një skenë e vërtetë me plot ngjyra dhe lule, është krijuarvetëm për vogëlushët në Parkun “Rinia” duke i kthyer ato në artistë të vërtetë.
Me shumë profesionalizëm për moshën e tyre, vogëlushët realizuan një shfaqje të vërtetë, të interpretuar me mjaft dashuri. Çdo aktivitet është organizuar nen kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili vuri theksin tek vëmëndja që bashkia ka për fëmijët, si e ardhmja e vendit. Ndërkohë që çdo ditë janë programuar një sërë aktivitetesh për të kulmuar ne 14 Mars, dhe duke qene fundjavë festimet do të shtrihen deri ne datë 16.
Për të shijuar këto larmi aktivtetesh me rastin e festës pagane të ” Ditës së Verës”Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja, fton të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës.
Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrën e pelegrinazhit. Për ta bërë të paharushme Ditën e Verës prej ditesh ne Elbasan kanë nis zbukurimet e qytetit. Me dekore të veçanta lule shumngjyrshe janë veshur sheshet parqet dhe rruget e qytetit.
Për çdo vit bashkia Elbasan akordon një fond te veçante për festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe janë programuar te organizohen koncerte, lojëra popullore, pjese humori etj.
Edlira XHERRI ELBASANINEWS.AL