Vijon puna edhe për transformimin e Poliklinikës së Elbasanit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë Poliklinikë, teksa theksoi se, ky investim që do të sigurojë një standard të ri në kujdesin ambulator dhe një akses më të shpejtë në marrjen e shërbimit për qytetarët.
Gjithashtu, Rama nënvizoi se, këtë vit investohet edhe për rindërtimin e Poliklinikës së Shkodrës dhe të Durrësit, teksa po finalizohet puna edhe në poliklinikën e Dibrës.
Rikonstruksioni i plotë i godinës së Poliklinikës së Specialiteteve Elbasan është një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që do të realizohet gjatë këtij viti.
Poliklinika e Elbasanit ofron shërbim shëndetësor ambulator të organizuar në 30 kabinete mjekësore me 19 specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme.
Me buxhetin e vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rikonstruktojë edhe Poliklinikën e Durrësit dhe atë të Shkodrës.atsh



























