ATSH-Maela Marini/ Në Elbasan po vijon vaksinimi masiv dhe po çlirohen përditë nga ankthi i gjatë i Armikut të Padukshëm, mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër, nëna e baballarë.

Kryeministri Edi Rama, bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqën sot nga afër procesin e vaksinimit në Elbasan.

Ministrja Manastirliu tha se “Elbasani po ecën shumë mirë deri tani ka mbi 22 mijë vaksnime”.

“Me shtimin dhe intensfikimin e vaksinimit mbi 60-vjeç do të vijojë akoma më mirë ky proces”, tha ajo.

Manastirliu tha se “në tërësi kemi kryer mbi 260 mijë vaksinime bashkë me orët e para të mëngjesit të sotëm”.

“Janë 185 mijë të moshuar që janë vaksinuar me dozën e parë”, tha ajo.