ATSH/  -Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u është drejtuar sot me një apel mësuesve, pedagogëve dhe studentëve që nuk janë vaksinuar deri më tani, të kryejnë vaksinën.

Ministrja Kushi theksoi se, vaksinimi është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm.

“Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin”, tha Kushi.

“Kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm”, u shpreh ministrja Kushi.