ATSH-ANSA/ – Filluan sot në Vjenë bisedimet triditore për kontrollin e armëve bërthamore midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Rusisë.

Dje, palët biseduan edhe për sigurinë hapësinore, të parat për këtë temë midis dy vendeve që prej vitit 2013, por as rusët dhe as amerikanët nuk bënë deklarata pas takimit.

Gjatë një raundi të parë të bisedimeve për kontrollin e armët bërthamore, muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë diskutuar për New Start, një traktat mbi çarmatimin bërthamor i nënshkruar në vitin 2010, që kufizon numrin e të ashtuquajturave ”koka strategjike bërthamore” dhe që skadon më 5 shkurt 2021./ /ec/