Ndërkohë, Michael Linhart mori postin e ministrit të Jashtëm të vendit.
Schallenberg dhe Linhart u betuan sot përpara presidentit të vendit, Alexander ven der Bellen.
Schallenberg është kancelari i gjashtëmbëdhjetë që nga periudha e pasluftës deri sot.
Pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Sebastian Kurz, për shkak të skandalit të sondazheve, ai do të drejtojë qeverinë mes OeVP dhe të gjelbërve.
Linhart, 63 vjeç, ka lindur në Ankara, sepse babai i tij ishte diplomat. Gjatë karrierës së tij të gjatë Michael Linhart ka mbajtur role të ndryshme të rëndësishme jashtë vendit.
Nga viti 2018 ai ishte ambasador në Paris./



























