Dy persona janë vënë në kërkim pasi në orët e para të mëngjesit në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, kanë vjedhur një automjet të tipit “Ford” të një 28-vjeçari R.Ll.
Policia pasi ka pikasur automjetin e vjedhur i ka bërë dy shtetasve me shenjë për të ndaluar, por ata nuk u bindën dhe vijuan të lëviznin me shpejtësi.
Për t’iu shmangur Policisë, të dy e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.
Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.