Vrasësi i një prej biznesmenëve më të fuqishëm të SHBA në fushën e sigurimeve shëndetësore po kthehet në një fenomen… e çuditshme, por e vërtetë!

 

 

CNN shkruan se autori i dyshuar për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare mund të shkojë para trupës gjykuese me akuzën e “vrasje në shkallë të dytë”, dhe jo me atë të shkallës së parë, që dënohet me më shumë vite burg.

 

26-vjeçari Luigi Mangione, për të cilin po krijohen madje edhe fansa, (qoftë sepse është i bukur, por edhe prej mllefit që kanë amerikanët për sistemin e sigurimeve), u fiksua nga kamerat e sigurisë qartë si “drita e diellit”, kur ndoqi qetësisht nga pas në një rrugicë në Manhattan Brian Thomson, e më pas e qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.

 

 

I buzëqeshur, sikur të kishte përmbushur një nga qëllimet e jetës së tij, ai u largua dhe më pas u ul në një nga ambientet e McDonald për të ngrenë, pas “triumfit”, aty ku dhe u identifikua nga një qytetar e më pas u prangos.

 

Por edhe pse provat duket se janë të pakundërshtueshme, i riu mund t’i shpëtojë dënimit të ashpër.

 

Por sipas ligjit të Nju Jorkut, thotë CNN, një akuzë për vrasje të shkallës së parë zbatohet vetëm për një listë të ngushtë rrethanash rënduese, duke përfshirë kur viktima është një gjykatës, një oficer policie ose një zyrtar i lartë, ose kur vrasja përfshin një vrasje të porositur ose një qëllim për të kryer terrorizëm.

 

Një akuzë për vrasje të shkallës së parë do të ta bënte këtë çështje edhe më të rëndësishme, e cila në fakt gjithsesi është bërë, ndërsa do të reduktonte gjithashtu mundësinë që avokatët mbrojtës të mund të argumentonin akuzën për vrasje të shkallës së dytë në një akuzë edhe më të vogël me një dënim më të lehtë.

 

Dënime më të ashpra mund të futen gjithashtu në lojë nëse prokurorët federalë vendosin të akuzojnë Mangione në këtë rast, thanë ekspertët ligjorë, nëse do të mund të konsiderohet si një komplot.tch