Vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët janë zhdukur në 2015, ndërsa pak javë më parë u gjetën të vrarë dhe trupat e tyre të coptuar ishin futur në valixhe.

Mediat italiane bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një grua.

Bëhet fjalë për Eliona Kaleshi ish e dashura e djalit të çiftit, i cili është në burg në Zvicër. Bëhet me dije se 36-vjeçarja akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Sipas hetimeve me 2 nëntor të 2015, 36 vjeçarja i ka pritur në shtëpi Shpëtimin dhe Teuta Pasho, prindërit e ish të dashurit të saj të cilët kishin ardhur kohët e fundit nga Shqipëria për të përqafuar djalin Taulant, i cili thuhet se u la i lirë nga burgu pasi kreu 4 vjet burg për drogë.

Vajzat e çiftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje.