Një 29-vjeçar u vra gabimisht në Larushk të Krujës pak minuta pas mesnatës, gjatë një atentati me shënjestër Gentjan Bejtjan.

Ramazan Sino humbi jetën, ndërsa janë plagosur dy nipat e tij, Alvi Bejtja, i cili po lufton me jetën në spital dhe djali tjetër i Bejtjas.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, 13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, kurse vëllai i tij 10 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gentjan Bejtja mësohet se është person me precedent penal dhe i ka shpëtuar edhe dy herë të tjera atentateve.
Tch