ATSH-ANSA/ – Pandemia globale nga Covid-19 ka gjunjëzuar sektorë të tërë të shërbimit të transportit publik.
Jo vetëm autobusët, trenat dhe metrotë, por edhe taksitë të cilat, në vitin 2020, regjistruan një humbje prej 75% krahasuar me një vit më parë.
Në këtë kontekst negativ, megjithatë, ka kompani që kanë qenë në gjendje të reagojnë ndaj krizës falë përdorimit të teknologjisë dhe modeleve bashkëpunuese.
Kompanitë dixhitale, të tilla si Wetaxi, një spin-off i Politeknikut të Torinos të rezervon dhe të paguan taksinë shpejt dhe me lehtësi.
I pranishëm në 22 qytete italiane, Wetaxi përqendrohet në sistemin e taksisë radio me pagesa dixhitale.
“Në vitin 2020 jemi rritur duke dyfishuar pozicionin tonë në treg. Si e bëmë atë? Duke besuar në vlerat tona, në risi dhe duke rritur masat mbrojtëse. Për shembull, me politikat anti-Covid, prezantimi i ndarësve për të garantuar sigurinë”, shpjegon Massimiliano Curto, CEO i Wetaxi.
Platforma Wetaxi arrin të konkurrojë me platforma të mëdha teknologjike. /os/