Ky është numri më i madh i thirrjeve të regjistruara në një ditë të vetme nga “WhatsApp”, një vlerë e rritur me mbi 50% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

“Historikisht është një natë e ngarkuar për shërbimet tona, por këtë vit ajo ka vendosur rekorde të reja”, shpjegoi Caitlin Banford, menaxherja i Programit Teknik në Facebook, në një postim zyrtar.

Në natën e fundit të vitit, gjithashtu, u regjistruan më shumë se 55 milionë transmetime të drejtpërdrejta në të njëjtin rrjet social dhe në Instagram globalisht./ /ervo/