Dje, djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho, ka festuar ditëlindjen e 7 dhe mes urimeve të shumta nuk ka munguar as ai i të vëllait, Greg Rama. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video të të voglit teksa fryn qirinjtë e tortës së tij të ditëlindjes.

“Zaho 7 sot”, shkruan Greg krah videos të tij.

Ndryshe nga vitet e tjera në llogarinë e kryeministrit nuk është bërë asnjë urim për Zahon dhe mesa duket këtë vit ata kanë preferuar që ta festojnë së bashku familjarisht, pa “rrëmbyer” shumë vëmendje.