Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pas zbulimit të një parcele me rreth 1 mijë rrënjë kanabis sativa.

Policia bën me dije se parcela ishte mbjellë në thellësi të një masivi pyjor në zonën e Lunxhërisë, mbi fshatin Dhoskat.

Newsbomb.al mëson se Agim Piperi, Teki Mino, Edmond Këmbaci dhe Luan Bërxha janë arrestuar në flagrancë.

Blutë janë informuar për parcelën përmes rrugëve operative, port kujtojmë se ditët e fundit në këtë zonë ka një prezencë të shtuar të autoriteteve që monitorojnë zonat edhe për rreziqet nga zjarrvënia.