BAGDAD, 1 qershor /ATSH-AA/ – Arkeologët kanë zbuluar një qytet antik që daton nga Perandoria Mittani rreth 3 400 vjet më parë, në lumin Tigër, në provincën Duhok të Irakut.

“Kemi gjetur një qytet antik 3 400-vjeçar në Duhokit, që daton nga Perandoria Mittani”, u tha gazetarëve Bekes Birifkani, drejtor i artefakteve historike dhe kulturës në provincën e Duhokut.

Ai vuri në dukje se zona ka qenë e banuar deri në vitin 1985, para se të ndërtohej diga e Mosulit në vitin 1990, kur zona u mbush me ujë.

Duke vënë në dukje se më shumë se 2 000 objekte historike janë zbuluar në qytet deri më tani, Birifkani tha se gërmimet e këtij viti dhanë gjithashtu rezultate të rëndësishme.

“Pavarësisht mijëra viteve që kanë kaluar, muret dhe strukturat e saj disa metra të larta nuk janë shkatërruar”, tha ai.

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARG), Hassan Ahmed tha se ata kanë intensifikuar punën e tyre që nga fillimi i vitit për shkak të tërheqjes së ujit nga lumi Tigër.

“Ne po kryejmë gërmime këtu me ndihmën e universiteteve gjermane të Tubingenit dhe Freiburgut. Ka mbetje të shumë ndërtesave në këtë qytet antik nga periudha e Perandorisë Mittani. Qyteti antik që gjetëm quhet Zahiko”, tha ai.

“Përkundër mijëra viteve, muret dhe strukturat e saj disa metra të larta nuk janë shkatërruar”, tha Ahmed./ a.jor.