Shkaqet e shpëtimit te zjarreve mbeten të paditura.

Policia ka proceduar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme, një në Tropojë dhe një në Mallakastër.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasin S.S., 60 vjeç, banues në fshatin Erebarë, Dibër. Ai dyshohet se ka ndezur zjarr për të pastruar një sipërfaqe kullosore e si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e madhe me bimësi”, njofton policia.

Ndërkohë në Mallakstër është proceduar shtetasi S. L., 34 vjeç, pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte.

Në këtë zonë, ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen  e vatrave të zjarrit.

Top Channel