Kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani vlerësoi sot punën e zjarrfikësfe të cilët për 48 orë luftuan me flakët e zjarrit dhe arritën ta shuanin dhe izolonin.
“Ai momenti i bilancit pas i një lufte 2 ditore! Këta janë heronjtë e ditëve tona”, u shpreh Tafani në një postim në rrjetet sociale teksa ndau pamje nga operacioni i zjarrfikësve.
“Për më shumë se 48 orë me radhe reparti i MNZH Belsh, luftuan mes flakëve, nën pushtetin e temperaturave ekstreme dhe zjarrit të fuqishëm, ku më në fund bënë të mundur izolimin dhe fikjen e tij.
15 ha pyll i djegur, dëm i pallogaritshëm që i bëhet mjedisit tonë të përbashket, sidomos në kushtet e ngrohjes globale”, theksoi Tafani.
“Falënderim i veçantë për forcat zjarrfikëse të bashkisë Elbasan dhe bashkisë Cërrik! Forca e ligjit duhet të veprojë fort mbi elementet e papërgjegjshem dhe keqbëres”, u shpreh Tafani.atsh


























