Këtë mëngjes ka rënë intensiteti i flakëve. Pas orës 10 të mëngjesit do të shihet më qartë nëse do ketë agravim të situatës apo jo (nga era) dhe nëse po do ketë ndërhyrje nga ajri.

 

 

Vatrat aktualisht janë të veçuara nga njëra tjetra, teksa po mbahen nën kontroll.

 

Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara.

 

 

Prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm të gjitha forcat janë angazhuar në terren.

 

Ditën e sotme kanë zbritur rreth 70 forca të shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

 

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë. Forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin.

 

Sipërfaqja e djegur deri tani me përafërsi është 200 hektarë, pjesa më e madhe me kullota.

 

Top Channel