Francesco Moriero nuk është më trajneri i Flamurtarit.

Klubi vlonjat përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit në mënyrë konsensuale me teknikun duke e falënderuar për punën e bërë në pankinën e skuadrës bregdetare ndërkohë që punën e tij do ta vazhdojë Andi Ribaj.

‘Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkepunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëveKlubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit-theksohet në komunikatën e Flamurtarit.

Francesco Moriero që nuk ka qenë në pankinën e Flamurtarit në ndeshjet e fundit për arsye shëndetësore, e lë skuadrën vlonjate ne vendin e parafundit të klasifikimit me 24 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore.

 

Top Channel