Partizani ka arritur të përmbysë rezultatin përballë Teutës nga 0-1 në 2-1, falë dy golave në minutat 90 dhe 90+6. “Demat e Kuq” kanë arritur të marrin fitoren e dytë pas 10 javëve të luajtura në Abissnet Superiore.

Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” u pa gjithçka. Spektakël, gola, kartona të kuq dhe përmbysje rezultati.

Skuadra e Teutës kaloi e para në avantazh me anë të 27-vjeçarit, Pepi Georgiev.

Lojtari nga Maqedonia e Veriut u dha avantazhin durrsakëve në minutën e 26-të të takimit.

Partizani i Ilir Dajës do të tentonte golin gjatë gjithë lojës. Por, goli i barazimit do të vinte në minutën e 90. Braziliani Stenio Junior shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Kur ndeshja po shkonte drejtë përfundimit, shpëtimtari i të kuqve u bë Tedi Cara.

Talenti durrsak shënon dhe ndëshkon skuadrën e qytetit të lindjes.

Sfida u shoqërua edhe me momente tensioni, çka detyroi gjyqtarit të nxirrte dy kartona të kuq. Albano Aleksi i Teutës dhe Albion Marku i Partizanit ishin të ndëshkuarit, në minutën e 86 te takimit.

Me fitoren e arritur, Partizani shkon në kuotën e 12 pikëve, në vendin e pestë në renditje. Teuta qëndron në vendin e katërt me 13 pikë.

/Albanianpost.com