Në moshën 20-vjeçare, Colturi merr kështu suksesin e parë pas nëntë podiumeve të siguruara më parë në këtë kompeticion.
Por triumfi në Austri ka edhe një tjetër vlerë, pasi e ngjit skiatoren shqiptare në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës.
Lara Colturi arriti ta përshkojë pistën me kohën 51 sekonda e 94 të qindtat, duke lënë pas dy skiatoret e Suedisë, Sara Hector dhe Anna Larsson.
Me këtë sukses skiatorja e Shqipërisë arriti një tjetër rezultat historik, pasi për herë të parë udhëheq renditjen e përgjithshme në Kupën e Botës. Pas 3 garave të para, dy në sllallom dhe një në sllallomin gjigant, Lara Colturi është në kuotën e 260 pikëve, 68 më shumë se Emma Aicher më të cilën ndante kryesimin para garës në Austri. Në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme është Sara Hector me 150 pikë, 110 më pak se Lara Colturi.



























