Kuqezinjtë renditen tashmë në vendin e 65-të, duke u ngjitur pas fitoreve me rezultatin e njëjtë, 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës.
Kombëtarja e teknikut Maran ka grumbulluar 1388 pikë dhe pozicionohet mes Irlandës së Veriut dhe Xhamajkës.
Fitoret në Tiranë dhe Hungari ndikuan jo vetëm në ecurinë e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, por edhe në grupin C1, duke e fituar dhe u ngjitur një divizion më lart.
Ndërkohë kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-s, duke humbur dy pozita pas rezultateve të fundit në ndeshjet ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të përditësuara, “Dardanët” tashmë renditen në vendin e 78-të në botë, me gjithsej 1322.10 pikë.
Kjo rënie vjen pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve, ku humbja 3:0 ndaj Republikës së Irlandës në Dublin ndikoi në bilancin e pikëve të përfaqësueses së Kosovës.
Kjo rënie në renditjen botërore vjen pas një periudhe progresi për përfaqësuesen e Kosovës. Në tetor të këtij viti, “Dardanët” kishin arritur pozitën e 76-të, që përbënte renditjen më të mirë në historinë e tyre.
Në krye të klasifikimit të FIFA-s vijon të qëndrojë Spanja, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Anglia mban vendin e katërt, ndërsa Maroku renditet i pesti.



























