Ndeshja mori një rrjedhë tjetër në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi preku topin me dorë për të ndalur një gol të sigurt të Irlandës.

Arbitri akordoi penallti dhe e ndëshkoi mbrojtësin kosovar me karton të kuq.

Parrott u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar Irlandën në epërsi 1-0.

Në pjesën e parë, Kosova pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar, kur Ilir Krasniqi goditi me kokë në minutën e 35-të, por portieri Kelleher reagoi shkëlqyeshëm.

Fillimi i pjesës së dytë ishte edhe më i vështirë për Dardanët.

Në minutën e 48-të, portieri Arijanet Muriq shkaktoi penallti pas një ndërhyrjeje të parregullt, ndërsa Parrott realizoi sërish në minutën e 50-të për 2-0.

Irlanda vulosi fitoren në minutën e 75-të, kur Jack Moylan shënoi me kokë pas një harkimi të Liam Kitching, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore, Irlanda e kalon Kosovën në renditjen e Grupit B3 dhe siguron pozitën e dytë, që e dërgon në plejof për promovim në Ligën A.

Kosova e përfundon Grupin B3 në vendin e tretë dhe siguron qëndrimin në Ligën B

Liga e Kombeve rikthehet në mars të vitit 2027. /KosovaPress/