ATSH- A. Fortuzi/-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë lajmin e mirë se 26 pjestarët e kontigjetntit të Forcave të Armatosura, në misionin e KFOR deri më tani janë me shëndet të plotë dhe nuk janë prekur nga COVID-19. Ministrja Xhaçka, ka sqaruar se tre kolegë të tyre janë prekur nga koronavirusi i ri.
“26 pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura në misionin KFOR (Kosovë) deri më tani gëzojnë shëndet të plotë. 3 kolegët e tyre, pjesë e kontigjentit, të infektuar me COVID -19 gjatë kryerjes së detyrës janë riatdhesuar sipas udhëzimit që NATO ka dhënë për të gjitha vendet anëtare në këtë kohë pandemie. Ata nuk kanë shfaqur probleme me shëndetin e po trajtohen sipas protokollit përkatës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Bashkë do ia dalim”,- nënvizon Xhaçka. /j.p/