Sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, rezulton se, kjo shifër shënon një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë.

Nga kjo shumë, 297.9 milionë euro përbëjnë blerjet e planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729.1 milionë euro janë blerje direkte në treg për të penguar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek, në rritje me 12,1%.

Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte korriku, kur BSH bleu 236 milionë euro.

Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë parashikon 26 ankande blerjeje valute, me vlerë totale 330-450 milionë euro, me fokus kryesor në sezonin veror, për të ruajtur stabilitetin e kursit dhe për të rritur rezervën valutore.

/e.xh/a.f/