ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen pasuan me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit deri pasdite
Përgjatë relieveve malore në lindje e jug nuk mungojnë shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7 m/s, në bregdet e lugina 14m/s, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 21/36 | Diell re |
| Kukës | 19/34 | Diell re shi |
| Lezhë | 23/35 | Diell re |
| Dibër | 17/33 | Diell re shi |
| Durrës | 22/34 | Diell re |
| Tiranë | 23/35 | Diell re shi |
| Elbasan | 20/36 | Diell re shi |
| Berat | 20/36 | Diell re shi |
| Vlorë | 22/34 | Diell re shi |
| Korçë | 15/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 17/35 | Diell re shi |
| Sarandë | 22/34 | Diell re shi |



























