ATSH/ -Kuvendi do të zhvillojë seanca plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik.

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, për për periudhën 24-31 korrik 2020.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e zhvilluar sot më 22 korrik, miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020.

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).