ATSH/-“Nuk ndalet puna për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, me ndërtimin e spitalit të ri pediatrik, model i vizionit tonë për ndërtimin e Shëndetësisë që Duam”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar videon e punimeve që po kryhen për ndërtimin e pediatrisë së re në QSUT, që pavarësisht pandemisë nuk është ndalur puna.
Me një investim në vlerën 9 milion euro spitali i ri përfshin ndërtimin e godinës së re dhe rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese.
Pediatria e re është pjesë e projektit për për modernizimin e QSUT.