Autoriteti Rrugor Shqiptar për shkak të reshjeve të dendura të borës ka marrë masa për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

“Është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës qarkullimi vazhdon normalisht. Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset”, njofton ARRSH.

ARRSH  apelon për drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë drejtimit për shkak të borës në rrugë që vazhdon të bie.

“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, shprehet ARRSH.