Ai shtoi se do prezantohemi një për një, do themi çfarë kemi bërë, çfarë nuk arritëm të bëjmë, ndalur fort nga tërmeti e pandemia, por edhe nga çdo gjë që duhet korrigjuar tani, përulësisht.
“Mbi të gjitha, do themi çfarë do bëjmë, për çdo shqiptar që jeton këtu apo në emigrim. Duke ndryshuar, reformuar thellë e pa u ndalur, pëmirësuar, refuzuar e ndëshkuar korrupsionin. Duke punuar duke thelluar hendekun mes atyre që punojnë e bëjnë dhe, atyre që premtojnë, harrojnë, zhduken”, u shpreh Braçe.
“Mandati i trete nuk është trofe, për këtë shkak nuk është histori. Mandati i tretë është kontrate pune me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të vegjlit së pari. E prezantojmë sot, komunikojmë për të me secilin prej jush këtë muaj politik që nis. Fitojmë bashkë me 25 prill. Në orën 17.00, nga sheshi “Skënderbej” live”, theksoi Braçe.


























