Vit pas viti, cilësia e ajrit në botë përkeqësohet ndjeshëm, e po ashtu edhe raportet ndërkombëtare flasin për një numër të lartë viktimash si pasojë e ndikimit të ajrit të ndotur në shëndet.

Të paktën në shtëpinë tuaj duhet të kujdeseni që të keni ajët të pastër.

Po ju sugjerojmë disa mënyra se si ta përmirësoni cilësinë e ajrit në shtëpi.

Eliminoni burimin e ndotjes

Nëse ngroheni me sobë druri apo me gaz, duhet të kujdeseni për emetimin e gazrave në ajrin e dhomës.

Largoni çdo burim të rrezikshëm sintetik, duke nisur që nga qirinjtë deri te qeset me aromë të plehrave.

Kondicioneri dhe aspiratori duhet të pastrohen rregullisht.

Ajrimi i rregullt

Një dritare apo dera mund t’iu ndihmojë në këtë drejtim, duke e hapur herë pas here për të pastruar ajrin.

Aromat natyrale të ajrit

Përdorni produkte natyrale të pastrimit në shtëpi siç janë soda e bukës, agrumet si limoni, uthulla e mollës dhe vajrat esencialë.

Ju mund të përgatisni solucionin tuaj për freskinë e ajrit duke përzier ujë me vajra esencialë.

Lani çarçafë, këllëfë e mbulesa rregullisht me ujë të nxehtë

Kjo do të bëjë që ajri të jetë më i pastër dhe bakteret do të qëndrojnë larg.

Kujdes me dollapët

Zgjidhni parkete druri, hiqni qilimat ose tapetet problematike që përthithin pluhura e toksina.