Top Channel sjell pamjet nga Aeroporti i Kukësit, teksa pak orë para se të ulet avioni i parë,të rinj e të reja e kanë pritur me këngë e valle, me daulle dhe plot entuziazëm këtë ditë të shënuar.

Teksa, të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesa nga vende të ndryshme të botës kanë mbërritur në aeroportin e Kukësit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se avioni pritet që fillimisht të mbërrijë në Rinas. Mësohet se avioni është nisur në 10 e 30 nga Londra dhe do të mbërrijë në 13 e 30 në Rinas. Më pas, udhëtimit do ti bashkohet kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, për të fluturuar më pas drejt Aeroportit të Kukësit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel