Presidenti Ilir Meta, I ftuar nw emisionin Debat dhe Transparencw në televizionin Skampa foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe publikimit të të dhënave të qytetarëve. Meta e cilësoi si krim publikimin e të dhënave dhe i bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të hetojnë këtë sipas tij aferë.

Ai tha se më 25 prill do të jetë në Vlorë, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave. Meta deklaroi se opozita fiton 90 mandate, e shtoi se sondazhet janë blerë nga kryeministri Edi Rama.

“I kam premtuar shqiptarëve që do të bëj gjithçka që të vendoset rendi kushtetues që është përmbys. Opozita ka 90 mandate. Nuk ka më pengmarrje për Shqipërinë. Mosveprimi në kohë i Prokurorisë i ngarkon me përgjegjësi të rëndë E dimë se ca ndodhi nga zvarritja e hetimeve që kanë mbajtur peng Shqipërinë, është skandaloze nëse drejtësia nuk vepron. 10 mijë të punësuar të rinj në administratë vitin e fundit. Si shpjegohet që gati 100 mije kanë mbyllur vendin e punës dhe në administratë janë shtuar 10 mijë, shumica e tyre janë fuksat e rehabilituar aty. Mirë që na survejojnë dhe spiunojnë, por duhet t’i mbajmë me rrogë”, tha Meta.

Meta theksoi se sondazhet e publikuara nëpër media i ka blerë Rama dhe se ky I fundit ka korruptuar një komunitet ndërkombëtar.