Përmes ngjyrave dhe mesazheve pozitive, nxënësit e klasës së pestë në shkollën “Qamil Guranjaku” kanë përcjellë mesazhe sensibilizuese për pranimin e ndryshimeve dhe respektimin e njëri-tjetrit.
Aktiviteti, i zhvilluar në kuadër të veprimtarive të Shërbimit Psiko-Social, kishte në fokus promovimin e empatisë, miqësisë dhe gjithëpërfshirjes, si dhe ndërgjegjësimin kundër bullizmit.
Përmes pikturimit të çorapeve të bardha, fëmijët shprehën kreativitetin e tyre, duke përcjellë mesazhin se ndryshimet duhen pranuar dhe se askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar.
Nisma synon të nxisë te nxënësit kulturën e mirëkuptimit dhe respektit, duke promovuar një mjedis shkollor ku çdo fëmijë ndihet i vlerësuar dhe i pranuar.





























