Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës.

Kim shtoi se kandidatët dhe udhëheqësit  e partive politike duhet të pranojnë gjykimin e votuesve kur të përfundojë numërimi.

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës.

Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.” shkruan ambasadorja Kim.