Deri në orën 17:21 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 2961 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 418888 vota ose 49 %.

PD-AN ka marrë 336935 vota ose 39.37 % .

LSI në rang vendi ka marrë 59588 vota ose 6.99  %.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 18013 ose 2.11 %.

Vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin, ndërkohë që janë edhe 2238 kuti për të hapur.