Mbyllet numërimi i votave në Shijak, ku PS shpallet fitues.
Në orët e para të ditës së sotme, KZAZ nr. 25, bashkia Shijak përfundoi numërimin qetësisht, duke u bërë bashkia e parë në qarkun e Durrësit që mbyll numërimin e votave për subjektet politike. Pas numërimit të votave në 54 kutitë e votimit të kësaj ZAZ rezulton:
PS 7 985 vota 53.38 %
PD 5849 vota 39.1 %
LSI 841 vota 5.62 %