Gjatë gjithë ditës së djeshme në të 92 e KZAZ-të e vendit është vijuar numërimi i votave të kandidatëve. Në disa Qarqe madje numërimi ka ecur me ritme shumë të mira, ndërkohë që është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në orën 24:00 për tu rifilluar sot në orën 9:00.
Këto janë zgjedhjet e para, ku votuesi ka pasur mundësi për të votuar edhe për kandidatin, jo vetëm për partinë. Me anë të këtij ndryshimi, është bërë i mundur që lista e kandidatëve të renditura nga kryetari i partisë, të ndryshojë në varësi të votave të marra.
Një tjetër detaj interesant është fakti që tashmë Kryeministri Rama, i renditur i 8 në listën e Qarkut Vlorë tashmë e ka kaluar herësin me një numër shumë të madh votash, 10660.
Listën e të preferuarve në Tiranë për Partinë Demokratike e udhëheq kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur nga Lulzim Basha 279 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 193 vota, Orjela Nebijaj 155, Sali Berisha ka vetëm 98 vota.


























