-Vendet rusisht folëse turizëm gjithëvjetor në Shqipëri
/ATSH/ Mbërrin çarteri i parë nga Ukraina me gati 200 turistë në aeroportin e Rinasit. ALER Travel çel zyrtarisht sezonin veror 2021 në Shqipëri.
Më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se, “këtë vit presim të kemi një sezon turistik më të mirë se viti i kaluar. Vaksinimi i punonjësve të sektorit të turizmit na ndihmon që të kemi një sezon të plotë duke arritur shifrat e vitit 2019”.
Tatyana Bajraktari, presidente e Aler Travel shprehet se, “presim që këtë sezon të kemi 20 avionë në javë, deri me 25 tetor. Avionët do të jenë nga Ukraina dhe Rusia”.
Sipas saj ardhja e avionëve të parë ka nisur më herët se vitet e kaluara, duke vazhduar deri në fund të muajit tetor. Pra, 6 muaj rresht. Turistët nga vendet rusisht folëse ishin të pranishëm gjatë gjithë sezonit dimëror, duke qenë ndër të parët vende që aplikojnë turizmin gjithëvjetor në Shqipëri.
Vitin e kaluar në kushtet e pandemisë nga këto vende erdhën rreth 30 mijë turistë, ndërsa këtë vit numri i tyre pritet të dyfishohet.


























