Eko-doppler është një eko e cila diagnostikon shumë shqetësime dhe sëmundje. Nëse ne hasim shqetësime të ndryshme si infeksionet apo dhe probleme të tjera në trupin tonë, me anë të një eko-doppleri mund të zbulojmë sëmundjen.
I ftuar në emisionin Shëndet +, mjeku Besmir Bulku flet rreth këtij ekzaminimi me eko-doppler.
“Ekzaminimi doppler është një ekzaminim joinvaziv që realizohet duke përdorur ultratinguj me frekuencë të lartë dhe shërben për të parë fluksin e gjakut që rrjedh në arterie apo në vena . Por jo vetëm për sistemin e arterieve apo të venave , por ai është pjesë e pandashme e radiologjisë e çdo lloj ekzaminimi mjekografik, sepse edhe në rastet kur evidentohen lezione ose tumore është e rëndësishme për të parë nëse vaskularizim apo jo. Ndër ekzaminimet më të rëndësishme ku përdoret doppleri është ekzaminimi i venave të thella, ekzaminimi i venave karotide. Shqetësimet që çojnë drejtë ekzaminimit me eko-doppler fillojnë nga më të thjeshtat si enjtjet , skuqje të këmbëve apo variçe”, u shpreh mjeku Besmir Bulku.