Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social FB ka bërë me dije se pas 50 javësh në terapi intensive, një foshnje e cila ka lindur në javën e 27, ka fituar betejën për jetën.
Teksa falenderon mjekët dhe infermierët për këtë punë, Manastirliu i uron jetë të gjatë foshnjës e cila erdhi në jetë vetëm 1 kilogram.
Postimi i plotë:
? Pas 50 ditësh shumë të vështira në terapi intensive, Enxhi i vogël që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, e ka fituar betejën për jetën??
?? Super punë dhe përkushtim i ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
#Jetë të gjatë Enxhi??-shkruan Manastirliu



























