Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nga 4,492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit të ministrisë, se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 105.757, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,903.


























