Ekspertë të USAID-it po vijojnë mbështetjen teknike për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Agjencia bën të ditur se mbështetja synon forcimin e mbrojtjes civile.

“Aktualisht po vazhdon mbështetja teknike e ekspertëve të USAID për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si një mbështetje imediate, në planin afatmesëm dhe afatgjatë, drejt ngritjes dhe forcimit të mbrojtjes civile në sistemin satelitor të identifikimit dhe parashikimit të zjarreve, sipas praktikave më të mira të FEMA (Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile.

Dy ditë më parë në bazën e Pashalimanit ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, Haki Çako, shefin e Shtabit te FA dhe titullarë të tjerë të lartë të përfshirë në luftën e vështirë me zjarret. /j.p/ata/