TIRANË, 6 maj/ATSH/ Qendra e Botimeve për Diasporën tashmë do të jetë pjesë e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vizitoi këtë qendër në 3-vjetorin e krijimit të saj.
“Një nga objektivat e punës së vazhdueshme në ministrinë e Arsimit dhe Sportit është edhe mbështetja e mësimdhënies për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek të gjithë fëmijët në diasporë”, tha Kushi.
Ministrja Kushi u shpreh se “diskutuam rreth punës dhe arritjeve të deritanishme, si dhe planin dhe projektet në vijim, në zbatim të një strategjie të përbashkët edhe me Kosovën për politikat e mësimdhënies në diasporë”.



























